Sot rreth orës 11 e 40 minuta në Spitalin klinik të Tetovës mjeku kujdestar pranë ambulancës së kirurgjisë për ndihmë mjeksore ka pranuar personin R.A 65 vjeçar nga fshati Bogovinjë njofton Televizioni Koha.

Personi në fjalë ka pasur lëndime nga arrmë zjarri ku është konstatuar se ka pasur hyrje-dalje të plumbit në pjesën e kokës edhe përskaj mundimit të mjekëve R.A i është nënshtruar plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Sipas informatave të Televizionit Koha nga Sektori për Punë të Brendëshme Tetovë dyshohet se rasti në fjalë mund të jetë vetëvrasje./Tv Koha