Norvegjia shpesh renditet e para në listën e shteteve më të mira në botë.

Jetesa atje është më e shëndetshme dhe më komode për njerëzit që vërtetë ëndërrojnë një gjë të tillë. Por pse ky shtet skandinav është kaq i mirë?

Ekonomia

Norvegjia është ndër vendet me ekonominë më të fortë në botë. Vendi ka fusha nafte dhe gaz në det të hapur, që përbëjnë gati 20 për qind të ekonomisë. Pjesa më e madhe e të ardhurave të krijuara nga këto fusha nafte dhe gazi përdoren nga qeveria norvegjeze për mirëqenien publike. Ka disa sektorë të tjerë kyç që ndihmojnë në formimin e ekonomisë, duke përfshirë hidrocentralet, mineralet, peshkimin dhe pyjet, shkruan “Travelsafe”.

Fondi sovran i pasurisë së vendit është më i madhi në botë dhe financohet nga të ardhurat e gjeneruara nga nafta.

Popullsia

Derisa Norvegjia është vend mahnitës, nuk regjistron popullsi të madhe. Që nga 2020-a kur janë bërë matjet e fundit, në Norvegji jetojnë 5.379.000 milionë njerëz. Shumica e popullsisë është e përqendruar në një zonë në jug ku moti është më i ngrohtë. Pra, në Norvegji nuk do të shihni tollovi dhe vendbanime të ngarkuara me njerëz.

Peizazhi

Shumë vende pretendojnë se kanë peizazhe të bukura, por asnjë s’mund të krahasohet me bukuritë e Norvegjisë. Shumë vende nordike janë në listën e UNESCO-s për vende me famë botërore. Këto kryesisht janë lugina akullnajore të rrethuara nga male të larta dhe ujëvara.

Ålesundi vlerësohet si qyteti më i bukur në Norvegji. Ai është i shpërndarë në disa ishuj dhe njihet si qytet peshkimi.

Kriminaliteti

Norvegjia ka një nga nivelet më të ulëta të krimit në botë. Më të zakonshmet janë ato të grabitjeve dhe vjedhjeve, por që nuk janë në masë të madhe. Në vitin 2020 janë regjistruar 92 mijë raste , duke përbërë rreth 31 për qind të të gjitha llojeve të krimeve. Numri më i ulët i krimeve është në trafik.

Shëndetësia

Norvegjia ka kujdes shëndetësor universal. Sistemi i kujdesit shëndetësor financohet kryesisht nga kontributet e pagave të punëdhënësve dhe të punëmarrësve si dhe nga taksat e mbledhura. Anëtarësimi në Skemën Kombëtare të Sigurimeve të Norvegjisë është i detyrueshëm për këdo që ka qenë rezident në territorit norvegjez për një vit.

Skema e sigurimeve iu jep qasje qytetarëve në sigurimet shoqërore dhe në kujdesin shëndetësor. Aty përfshihen kujdesi spitalor, ai ambulantor, kujdesi për shëndetin mendor dhe disa lloje barnash. Qëllimi i sigurimit shëndetësor në Norvegji është të ofrojë qasje të barabartë në kujdesin shëndetësor universal, pavarësisht statusit ekonomik dhe social.

Shkollimi

Shkollat dhe universitetet në Norvegji financohen nga shteti. Universitetet publike e as studentët e tyre nuk paguajnë taksa. Kjo vlen si për qytetarët ashtu edhe për të huajt që studiojnë. Pos kësaj, Norvegjia e ka sistemin arsimor më të mirin në botë.

Anglishtfolës

Pos që norvegjishtja është gjuhë zyrtare, gjuha angleze flitet me të madhe në Norvegji.

Nëse shkoni si turist s’do të keni asnjë problem me gjuhën pasi me vendasit mund të merreni vesh për mrekulli në anglisht.

Kjo pasi gjuha angleze është lëndë obligative që nga shkolla fillore.