Jo që mësuesit nuk meritojnë të trajtohen në mënyrën më të mirë , të lartësohen në gradën më lartë , jo që nuk meritojnë urimet më të sinqerta që dalin nga brendia e zemrës e thellsia e shpirtit por sot unë dua të shkruaj për një realitet në të cilën fakti i të qenurit mësues është i barabartë me një vështirsi e nivelit të rrezikshëm e cila herë pas here mund të shëndrrohet edhe në rrezik për jetë!

Nuk po shkruaj as për mësuesit e ndonjë shteti të Afrikës , as të lindjes së mesme apo të largët por po shkruaj për mësuesit dhe sfidat e tyre pikërisht në “Maqedoninë tonë ” që pretendon të bëhet europjane apo në fakt që luan rolin e tillë.

Këto fotografi nuk janë shkrepur në garën Paris -Dakar, as nuk janë pjesë e ndonjë filmi aksion , por janë fotografi reale që kolegët tuaj përjetojnë çdo ditë vjeshte dimri por edhe pranvere

Këto pamje janë vetëm një pjesë e asaj që mësuesit e fsh. Llukarë (Likovë ) përjetojnë gjatë rrugës për të shkuar në punë .

Çdo ditë paraqet në rrezik në vete një sfidë e veçantë sepse rreziku i përballjes me të papriturën është në çdo moment ( ashtu siç ndodhi edhe dje kur për pak çaste mund të shendrrohej në ndonjë tragjedi ).

E po dua të cekë edhe një fakt sepse është i rëndësishëm, këta mësues janë të vetmit në shtet që shpenzimet e rrugës i paguajnë nga xhepi i tyre e ku shifrat sillen rreth 100 eu në muaj që i bie diku 1/4 e pagës .

Ky është realiteti i disa mësuesve në vendin tonë ku motrat tona i lënë familjet e tyre , fëmijët të vegjël që më së shumti ju mungojnë nënat e tyre , dhe nisen në rrugëtimin 3 orësh për të shpërndarë dituri dhe për tu përballur me lloj lloj rreziku gjatë rrugës që i ngjan një kohe mesjetare.

Nuk do të drejtor kritika ndaj askujt nuk do të drejtoj gishtin te fajtorët por do e lë në ndërgjegjen e secilit që ka mundësi të bëjë diçka në këtë drejtim dhe nuk bëjnë , lëreni pak anash agjendën eurointegruese , lëreni për pak kohë në pushim çështjen e emrit të shtetit , kthehuni realiteti të hidhur që bashvendasit tuaj e kalojnë çdo ditë dhe reflektoni , reflektoni sa keni mundësi për të reflektuar sepse një ditë do të jetë vonë !

Urime festën e 7 marsit mësues , njerëz të dijës , diturisë por më shumë të sakrificës !