Që nga shpallja e zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit dhe deri në formimin e Qeverisë së re, Qeveria e kaluar ka punësuar 7708 persona. Pikërisht në ditën kur janë shpallur zgjedhjet, janë punuar jo më pak se 4473 persona, njoftoi gjatë ditës ministri i Shoqërisë Informatikë dhe Administratës Damjan Mançevski. Sipas dispozitave ligjore, punësimet në periudhën parazgjedhore, që nga shpallja e zgjedhjeve, janë ligjërisht të ndaluara.

Vetëm më 17 tetor, ditën e shpalljes së zgjedhjeve janë angazhuar 4 mijë e 473 persona. Të tjerët 3 mijë e 235 janë angazhuar në ditët nuk ekziston absolutisht asnjë bazë ligjore për angazhimin e tyre deklaroi Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Qeveria e re nga ana tjetër në dy muajt e parë ka punësuar 96 persona. Mançevski premtoi sistemimin e shpejtë të të gjithë administratorëve të punësuar në kuadër të Marrëveshjes së Ohrit, të cilët marrin rrogë pa pasur një vend pune.

Analiza funksionale e të gjithë administratës do të na tregojë se ku kemi shumë dhe çfarë profili kanë të punësuarit dhe ku na mungon kuadër por poashtu jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe me sektorin real ku do të shohim se ku janë nevojat e tyre – tha Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Sipas Mançevskit, Zaev ka vetëm tre këshilltarë kurse paraprakisht Gruevski ka pasur 86. Ai tha se të gjitha punësimet e reja kanë qenë me konkurs publik dhe mohoi të jenë punësuar njerëz partiak. VMRO-DPMNE-ja mohoi pretendimet e Mançevskit duke thënë se gjatë periudhës në fjalë janë angazhuar vetëm 160 persona për nevoja të patjetërsueshme.

Fatlume Dervishi