– Minsitria e Arsimit dhe Shkencës i publikoi rezultatet përfundimtare nga afati i parë pranues nga Konkursi për pranim të nxënësve në shtëpitë publike të nxënësve në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor 2017/2018.

Nga MASH theksojnë se paraqitja elektronike është aktive prej dje, shtohet se ka vende të lira, për çka Minsitria vazhdimisht në ueb faqen e vet do të publikojë lista për nxënës të pranuar nëpër shtëpi.

Nxënësit të cilët do të parashtrojnë aplikacion elektronik, dokumentacionin komplet duhet ta dorëzojnë prej 7 deri më 11 gusht në Minsitrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Në kumtesë shtojnë se rezultatet për konkursin për pranim në Shtëpitë shtetërore studentore do të jenë të kapshme pas përfundimit të konkursit.

Informata më të hollësishme rreth konkursit ka në faqen e fejsbukut të MASH-it, në telefonin: 02/ 3140 – 147 apo në adresën e ardhshme elektronike [email protected].