Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga Prokuroria Publike që të lëshohet arrest ndërkombëtarë për 5 personat që akuzohen për ngjarjet e 27 prillit. I pari i këtij dikasteri Oliver Spaskovski tha se posedon informata të hollësishme por se kolegët e tij po operojnë në gjetjen dhe kapjen e këtyre personave. Spaskovski gjithashtu përmendi reformat në DSK dhe BSP duke thënë se nuk duhen vetëm ndryshime ligjore por edhe ndryshim të qasjes së mendimit të qytetarëve dhe të pjesëtarëve të policisë ndaj MPB-së. Spasovski, theks të veçantë vendosi në mekanizmat kontrolluese për ndjekjen e bisedave telefonike. Ai këtë e tha gjatë pranimit të donacionit të 45 veturave Sllovenia. Ky donacion kapë vlerën prej 1 milion eurosh.

Po kërkohen edhe 5 persona. Është njoftuar Prokuroria Publike dhe gjykatësi i lëndës paraprake që për ta të lëshohen fletarrestim ndërkombëtar dhe ne t’i publikojmë dhe të ju vihemi pas. Kemi informata në lidhje me këta persona, për disa ndoshta edhe më të hollësishme. Megjithatë ata janë informata operative me të cilat po punojnë kolegët tanë. Do u përkushtohemi seriozisht në përgatitjen e të gjitha ndryshimeve ligjore në këtë pjesë ku do të kemi reforma dhe reforma kyçe duhet të jetë në vendosjen e mekanizmave efikas të një kontrolle. Sepse modeli më i mirë që mund të kemi në ndjekjen e bisedave telefonike, nëse nuk kemi kontroll të fortë të ekspertëve gjithmonë mund vjen deri në keqpërdorim – deklaroi  Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme.

Alsat-M