Mjegulla e cila mbuloi Shkupin me rrethinë shkaktoi probleme në trafikun ajror. Pjesë nga fluturimet të aeroportit të Shkupit janë anuluar, kurse një pjesë e tyre drejtohen drejtë aeroportit të Ohrit konkretisht Prishtinës.

Sipas informacioneve të paraqitura në ueb faqen e aeroportit të Shkupit, të anuluara janë linjat ajrore drejt Stambollit, Vienës, Bazelit, Budapestit dhe Dubait, kurse fluturime ka vetëm në drejtim Ljubljanës dhe Dortmundit

Nga ana tjetër nga atje informojnë se një pjesë e linjave ajrore nga Londra, Dubai, Brukseli dhe Budapesti janë drejtuar në drejtim të Ohrit dhe Prishtinës.