Unë nuk e kam hapur debatin për ndarjen e bonuseve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Të gjithë të punësuarit ishin të informuar për këtë edhe atë jo vetëm në Komision. Unë dhashë komentin tim vetëm për të filluar një debat i mirëfilltë publik për atë pyetje, tha sot ambasadori Amerikan Xhes Bejli.

Në pyetjen se a do duheshte që anti-korrupsioni të merret me këtë çështje ambasadori Bejli tha që janë mediumet ata që duhet ti pyesin vet anëtaret e anti-korrupsionit për këtë çështje, duke shtuar se të gjithë pa dallime duhet të luftojmë kundër korrupsionit.

“Qytetarët kanë mundësinë që kundër korrupsionin të drejtohen në institucionet shtetërore, tek mediumet dhe Avokati i Popullit”, tha Bejli, duke shtuar se pikërisht për këtë ekziston edhe numri “Lajmëro korrupsionin”.

“Institucionet nuk punojnë si duhet, dhe njerëzit po e kërkojnë mundësinë që të jenë shtytës që të njëjtat të punojnë edhe më mirë. Më shpesh ndodh që të gjejnë ose përmendin ndonjë mik që të kryejnë punë sa më shpejtë, duket si punë e vogël, por që realisht ka efekt të fuqishëm për zhvillimin e shtetit” shtoi ai.

Këto fjalë, ambasadori Amerikan i tha para studentëve dhe profesorëve të fakultetit të drejtësisë në Shtip./almakos