Ka kohë që në opinion shtjellohen tema që kanë të bëjnë me bashkëpunimin opozitar. Edhe pse opinioni kërkon një bashkëpunim të tillë opozitarë ku do përfshihen të gjitha subjektet politike opozitare pa përjashtim, ky bashkëpunim assesi të ndodh në rrethanat aktuale politike. Arsyet dhe pengesat që nuk lejojnë një bashkim të tillë në bazë të shumë analizave dhe argumenteve kanë vetëm një adresë edhe atë pikërisht Këshilli Opozitarë i Abdilakimit dhe familjarëve të tij të ngushtë, të cilët të organizuar pengojnë bashkpunimin e opozitës , duke përdorur strategji që me çdo kusht faji të hidhet diku tjeter e jo te ata. Fillimisht vet krijimi i këtij Këshilli që veten e quan Opozitar është defektoz dhe tendencioz sepse fillimisht i emërtuar si Këshill Mbipartiak e më vonë i ndryshuar në Këshill Opozitarë.
Edhe pse i inicuar nga nga një parti politike ai nuk ka kapacitete që ti prijë një misioni aq të dëshiruar për bashkim opozitar ashtu siç paraqitet në opinion, sepse ky këshilli në përbërjen e tij në vend që të kishte persona opozitarë ka tubuar rreth vetes persona familjarë. Ai i cili në opinion mundohet të paraqitet si njeri i cili tenton ta bashkojë opozitën e që në fakt , e përçanë atë është ky far AbdulaKim Mehmeti që hiqet sikur thërret në bashkim , ndërsa injoron publikisht partitë tjera opozitare.
Edhe takimin në Aleksandar Pallas mes nënkryetarëve të Besës, Unitetit dhe RDK-së i quajti si lëshim dhe gabim që asnjëherë nuk duhet të përsëritet, sa që shkoj aq larg gjoja se po ”kërcënon” publikisht Lëvizjen BESA se nëse këta të fundit zhvillojnë takime me partitë tjera me automatizëm do e largojë nga Këshilli Opozitar. Sipas Abdilakimit ”Besa na qenka anëtare e Këshillit e jo këshilli anëtare e Besës”!
Atëherë e pyesim publkisht Abdilakimin pse vallë nuk e përjashtoj lëvizjen Besa atëher kur pa lejen e Kimit u ulën bashkë me opozitën në Kumanovë dhe përsëritën gabimin?
Për deri sa Abdilakimi vazhdon të luaj nga njëra anë rolin e ”unifikuesit të opozitës” ndërsa në anën tjeter në sinkronizim të plotë me djalin nëpërmjet portalit të tij familjar vazhdon tërë kohën të luaj rolin e ” Rrënuesit…, eshtë koha e fundit që ky i vetëshpallur zëdhënës i pakënaqësisë shqiptare ti ndërpres këto lojra të fëlliqura që mbajn peng shpresat për një jetë më të mirë të një populli të tërë .
©fol.mk