Kombëtarja shqiptare e ka mposhtur Katarin, me rezultat 3-1, sot në Austri, në një ndeshje miqësore para fillimit të Evropianit “Francë 2016”.

Kjo ndeshje ishte një test i mirë për përzgjedhësin e Shqipërisë, Giani De Biasin për të parë nga afër formën e lojtarëve para Kampionatit Evropian, ku kuqezinjtë për herë të parë do të marrin pjesë në një eveniment të tillë.

Skuadra shqiptare nuk e nisi lojën mirë, duke pësuar gol qysh në minutën e dytë përmes Abdulkarim Hasan Fadlalla, i cili kaloi Katarin në epërsi prej 1-0.

Megjithatë, Kombëtarja jonë shumë shpejt mori lojën në duart e tyre, dhe në minutën e 23-të më anë te Arlind Ajetit barazoi shifrat në 1-1.

Për pushim të qetë për ekipin shqiptar u përkujdes Ermir Lenjani, i cili në minutën e 40-të shënoi golin e avantazhit për Shqipërinë.

Edhe në pjesën e dytë të lojës, ishte kombëtarja jonë që e kontrolloi lojën më mirë në terren, duke shënuar edhe golin e tretë përmes Armando Sadikut në minutën e 64-të.

Kombëtarja jonà «, e cila edhe në këtë ndeshje kishte përkrahjen e tifozëve shqiptare, fiton këtë miqësore dhe duket se tashmë është gati për Evropianin “Francë 2016”.