Qindra kravata e këmisha sot u vendosën në grilat që rrethojnë ndërtesën e Qeverisë.
Këto kravata u sollën nga disa qytetarë si ‘dhuratë’ për kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.
Pas disa orësh ato u hoqën krejtësisht.
Kravatat dhe këmishët u dedikuan për kryeministrin e vendit pasi që ai në një debat televiziv kishte thënë se ia ka rrit vetes pagën sepse ‘duhet të blejë kravata dhe këmisha’.