Peshon 13 gramë dhe ka një mini ekran OLED prej 12,5 milímetrash. Ky është Zanco Tiny T1, telefoni më i vogël i botës.

Celulari kushton 46 dollarë, nuk është një telefon inteligjent, por një aparat klasik, kryen vetëm telefonata dhe dërgon mesazhe me tekst. Është më i vogël se një gisht dhe pretendon të kthehet në veglën që të gjithë duam ta kemi për vitin 2018.

Mban deri në 50 mesazhe dhe 300 kontakte në axhendë. Ka një portë USB dhe një nano kartë. Bateria prej 200 mAH mund të zgjasë deri në tri ditë në standby dhe ky aparat punon vetëm me rrjet 2G. Vodafon thotë se do të vazhdojë të ofrojë shërbim prej 2G në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Europë deri në vitin 2025. Vende si Australia dhe Japonia nuk e përdorin më këtë lloj shërbimi. Përpara se ta blini këtë objekt sigurohuni në vendin tuaj nëse e kanë këtë shërbim.