Prej sot përsëri mund të dorëzohen kërkesa për legalizimin e objekteve ilegale, pasi hynë në fuqi ndryshimet e Ligjit për trajtimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, të miratuara nga kuvendi më datë 22 dhjetor 2017, përcjell Fol.

Kusht për legalizimin e objektit është ai të jetë i ndërtuar deri më 3 mars 2011, siç është paraparë edhe me vendimin e ri ligjor për këtë qëllim.

Të dhënat e fundit të publikuara prej institucioneve kompetente tregojnë se deri më tani janë legalizuar 40% e objekteve për të cilat janë dorëzuar kërkesa, gjegjësisht 186 mijë objekte e kanë fituar statusin juridik dhe janë regjistruar në kadastër. /Fol/