Fryrja e barkut dhe gazrat janë dy nga problemet që dëgjojmë më shpesh gjatë gjithë kohës. Sipas mjekëve, ka disa ushqime dhe erëza që nxisin prodhimin e gazrave, si përshembull lakra. Nga ana tjetër, ekzistojnë medikamente për trajtimin kronik të fryrjes së barkut dhe çlirimin e gazrave.

Por në vend të medikamenteve, ne do t’ju tregojmë recetën e një smoothie që ndihmon për fryrjen e barkut dhe çlirimin e gazrave.

Përbërësit: 

1 filxhan çaj kamomili
Disa luleshtrydhe
Disa copa të prera anasi
Yogurt me vanilje
1 lugë gjelle mjaltë
Disa kuba akulli
 
Përgatitja:

Hidhini të gjithë përbërësit në një blender dhe lërini derisa të formohet smoothie. Ju bëftë mirë!