Në suaza të Forumit ekonomik botëror që do të mbahet në Davos, Zvicër nga 23 deri më 26 janar, sipas gazetës greke ‘Real’, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev do të realizojë takim me homologun e tij grek, Alexis Tsipras.

“Alexis Tsipras do të takohet me kryeministrin e Shkupit, Zoran Zaev më 24 janar, fakt që konfirmon informatat se gjatë takimit Kotzias – Dimitrov në Selanik është arritur progres i madh. Sipas informatave të njëjta të konfirmuara dhe pavarësisht nga ajo se ende nuk ekzistojnë kumtesa, në Davos ditën e njëjtë do të arrijnë edhe ministrat për punë të jahstme të dy shteteve”, shkruan real.gr.

Mediat greke gjatë periudhës së kaluar kanë spekuluar se është i mundur takim i Zoran Zaev me Alexis Tsipras gjatë këtij forumi, por nuk ekzistonte konfirmim nga asnjëra palë.