Ronnie Ware infermiere me profesion ka botuar një libër me titull “Top 5 keqardhjet në prag të vdekjes” në të cilin tregon ato gjëra për të cilat pendohen njerëzit pak para vdekjes.

Libri i saj bazohet në ngjarje të vërteta të cilat infermierja Ware i ka trajtuar vetë në spitalet ku ka shërbyer. Ajo rrëfen ngjarjet me pacientët e saj të cilët në fund rrëfehen me sinqeritet.

Më poshtë ju sjellim 5 gjëra për të cilat ajo i ka listuar si gjërat që duan njerëzit t’i përjetojnë:

1.Sikur të kisha guximin të jetoja jetën që desha unë në të vërtetë, jo jetën që të tjerët dëshiruan ta jetoja.

Ky ishte pendimi më i zakonshëm i njerëzve, jetët e të cilëve ishin kontrolluar më shumë nga të tjerët se sa nga vetë ata.

2.Sikur të mos kisha punuar kaq shumë

Çdo pacient mashkull pendohej për këtë. Ata ndjeheshin se kishin kaluar shumë pak kohë me familjen.

3.Sikur të kisha guximin për t’i shprehur ndjenjat e mia

Shumë pacientë rrëfeheshin se i kishin mbajtur ndjenjat për vete në mënyrë që të mbanin paqen me të tjerët. Ware tha se shumica ishin sëmurë për shkak të mllefit që kishin ndjerë si rezultat i fshehjes së ndjenjave të vërteta.

4.Sikur të kaloja më shumë kohë me miqtë

Mund të jetë e vështirë të kalosh shumë kohë me miqtë kur rritemi dhe jeta vështirësohet, dhe nuk është e pazakonshme që t’i harrosh njerëzit përderisa jeton jetën. Pacientët në prag të vdekjes nuk e kishin kuptuar në të vërtetë vlerën e miqve të tyre, derisa ishte shumë vonë.

5.Sikur të isha më i lumtur

Shumë prej tyre nuk e kishin kuptuar deri në prag të vdekjes se lumturia është një zgjidhje që e bëjmë, tha Ëare. Frika për ndryshim, kënaqja e personave të tjerë dhe zakonet e përgjithshme që i kishin formuar ata në jetë, i kishin parandaluar ata për të qenë të lumtur.