Maqedonia do të fitojë zgjedhje të drejta, demokratike, në të cilën vendimin do ta mbajnë qytetarët. Pra e vetmja mënyrë që vendi ynë do të dalë nga kriza, tha Radmilla Shekerinska e LSDM-së, pas arritjes së marrëveshjes nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos.

“Në fillim të këtij procesi kemi premtuar se këtë herë Maqedonia e para do të insistomjë që të ketë kushte të sigurta për zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe vetëm atëherë do të sigurojmë marrëveshje për datën e zgjedhjeve. Këtë e siguron kjo marrëveshje”, tha Shekerinska.

Përveç kësaj, shtoi ajo, ata premtuan se të gjitha lëvizjet e njëanshme nga ana e qeverisë së VMRO-DPMNE dhe BDI do të duhet të tërhiqen, dhe me këtë është siguruar me këtë marrëveshje.

Shekerinska theksoi se qeveria ra dakord në Përzhino, qeveria e cila, siç theksoi ajo, do të ketë për qëllim të organizojë zgjedhje të drejta dhe demokratike, e ashtuaquajtura qeveria kalimtare do të kthehet, ndërsa ligji për për punë të brendshme, e cila ishte një problem i madh në negociata do të shtyhet deri në vitin e ardhshëm