Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, të martën është i thirrur në Prokurorinë Speciale Publike për t`u rrëfyer në lidhje me projektet në DUP “Mal Ring”, informuan nga Komuna Qendër.

DUP e përfshinë pjesën qendrore të qytetit, ku janë të vendosur përmendoret dhe objektet nga projekti qeveritar “Shkupi 2014”.

“Menjëherë mas marrjes së pushtetit lokal, me urdhër të Zhernovskit janë përgatitur dy raporte revizore. Në bazë të dokumenteve dhe dëshmive janë konstatuar parregullsi të shumta dhe thyerje të ligjeve, përmendore të paguara disa herë më shtrenjtë, procedura kriminale të tenderave. I tërë materiali dhe raportet janë dërguar deri te Prokuroria Publike para tre viteve. Prokuroria ka kërkuar dëshmi shtesë, që menjëherë është kryer nga ana e Komunës Qendër. Qysh atëherë, Prokuroria Publike po heshtë për këtë lëndë dhe nuk po e procedon, me çka po pengon nisjen e përfundimit juridik. Kryetari Zhernovski po shpreson se me formimin e PSP përfundimisht do të zbardhet projekti kriminal “Shkupi 2014”. Për këtë projekt kundër thënës, PSP ka formuar një lëndë”, thuhet në njoftimin nga kabineti i Zhernovskit.