Skandalet në fushën e arsimit në qytetin e Kumanovës nuk kanë të ndalur dhe për këtë ka një fajtor dhe një adresë që quhet pushteti LSDM-BDI!

BDI dhe LSDM kanë bërë marrveshje të kundërligjëshme ku janë dakorduar që nëpër shkollat me mësim në gjuhën shqipe drejtorët të jenë nga njëra parti ndërsa zëvendësdrejtorët partia tjetër, dhe ky fakt është në kundërshtim me ligjin dhe paraqet ndërhyrje të drejtpërdrejtë të politikës në privatësinë e shkollave.

Pastaj është hera e parë që një parti maqedonase merr pozitat e drejtorëve dhe zv.drejtorëve nëpër shkollat shqipe në Kumanovë dhe kjo ndodh falë politikave të mbrapshta të LSDM dhe inferioritetit dhe nënshtrimit total në BDI-së.

Skandaloze është edhe mënyra se kur filluan punimet për renovimin e Sh.f. Jeronim Derada f. Çërkez ku në vend se të fillohej me punë në qershor dhe tani shkolla të ishte e gatshme për fillimin e procesit arsimor, këta pushtetar me qëllim për ti bërë publicitet punës së tyre ata vendosen që punimet ti fillojnë tani në muajin shtator.
Nxënësit e fshatit Çërkez janë shpërndarë nëpër podrume e çajtore ku tri klasë mbajnë mësim në ndonjë depo të përbashkët , ndërsa arsimtarët janë të detyruar që një orë ta mbajnë në një lagje ndërsa orën tjetër në lagjën tjetër dhe i gjithë ky fakt ndikon drejpërdrejt në procesin arsimor si dhe vret ndjenjën e nxënësve për tu pajisur me dituri!

Skandali tjetër ndodhi në Sh.F Bajram Shabani në ditën e parë të pritjes solemne të nxënësve të klasës së parë ku për shkak të kryetarit të Komunës të gjitha fjalimet u përkthyen edhe në gjuhën maqedone duke ua ngatërruar mendjen e vogëlushëve të cilët fillimisht ishin të hutuar nga emocioni i takimit për herë të parë me ambientet e shkollës ata ishin të detyruar të dëgjonin edhe fjalimet në gjuhën maqedonase!

ASH Kumanovë ju bën thirrje këtyre njerëzve të pa përgjegjshëm që të qëndrojnë sa më larg nga shkollat dhe se mos të ndërhyjnë në autonominë e shkollave sepse nuk lejohet eksperimenti me shkollat shqipe dhe me nxënësit shqipëtar , në të kundërtën do të përballen me popullin dhe do të japin llogari për çdo të keqe që ja kanë shkaktuar arsimit shqip, shkollave shqipe dhe nxënësve shqiptarë në Kumanovë!