Profesori i universitetit “Johns Hopkins”, Daniel Serwer konsideron se “referendumi ku qytetarët do të deklarohen se a janë për hyrje në BE dhe NATO me pranimin e marrëveshjes me Greqinë është vendimtar për të ardhmen e Maqedonisë”.

Në një deklaratë për AIM, ai thotë se me suksesin e referendumit ndryshohet emri zyrtar i vendit, por se maqedonasit edhe më tej do të quhen maqedonas në shtetin e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Referendumi hap dyert për hyrje të shpejtë në NATO dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Kjo është mundësia më e madhe dhe e vetmja që vendit ka pasur që nga shpallja e pavarësisë”, deklaroi analisti politik dhe njohës i rrethanave në Ballkan, Daniel Serwer.Sipas tij, mossuksesi i referendumit është disfatë e marrëveshjes me Greqinë dhe destabilizim, për shkak se kjo do të thotë edhe proces të ngecur për anëtarësim në NATO dhe BE dhe krijim të tensioneve ndëretnike në Maqedoni.

Ai vërtetoi se referendumi i suksesshëm është mundësi historike për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO vitin e ardhshëm dhe se Maqedonia ka interes të madh me hyrjen në NATO.

“Krijohet besim më i madh tek institucionet shtetërore, për shkak se ato do të mbrohen jo vetëm nga armata e vogël dhe policia e vendit por edhe nga aleanca ushtarake. Anëtarësimi në NATO do t’i ul tensionet ndëretnike në interes të maqedonasve dhe shqiptarëve, por edhe do ta mbrojë vendin nga ndikimi rus”, theksoi Serwer.