Vrasja e Kostandinos Kaçifës ka sjellë dhe një reagim të ashpër nga protestuesit, të cilët kanë bërë thirrje të rënda përpara ambasadës shqiptare.

Nga ana e protestuesve janë dëgjuar thirrje si “Gurë dhe zjarr tek qentë shqiptarë!”.

Kujtojmë se ekstremisti grek Kaçifas ka hapur zjarr ndaj policisë në Bularat gjatë festës së organizuar nga minoriteti atje. I riu ka qëlluar me kallash nikov. Me ardhjen e forcave speciale RENEA, i riu nuk ka pranuar të dorëzohet. Më tutje ka patur një shkëmbim zjarrit që ka sjellë dhe vdekjen e grekut.

Pak më parë dhe Ministria e Jashtme greke, e cila drejtohet nga kryeministri Tsipras, ka reaguar ashpër ndaj ngjarjes duke thënë se është e papranueshme humbja e një jete njeriu. Në njoftimin zyrtar shkruhej se Greqia do të presë sqarime të thelluara për rastin në fjalë.

Ndërkohë media greke e ka raportuar në shumë variante ngjarjen e ndodhur këtë të dielë në Bularat. Shumë media helene kanë përdorur tituj sikur shtetasi në fjalë u vra thjesht sepse vuri flamuj grek, apo se u ekzekutua për t’u bërë kokë turku.

Fotot e protestuesve e përcjellë nga Shqiptarja.com