Inter dhe Barcelona kanë ndarë pikët në një ndeshje e cila përfundojë me rezultat të barabartë në fund. Të dy ekipet e lanë në fund shënimin e golave të tyre. Barcelona kalon në 1/8 e finale me këtë barazim në Itali sonte

Derbi i kësaj jave në Ligën e Kampionëve në mes dy gjigantëve, Inter-Barcelona ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Një pjesë e parë më e mirë e Barcelonës por edhe me disa mundësi të mira të Interit për të shënuar gola.

Pjesa e dytë ishte më e hapur dhe goli i parë i epërsisë erdhi nga Malcom, që ka pasur shumë pak minuta në belin e tij për Barcelonën sivjet.

Malcom bëri një goditje të fortë me të majtën që përfundoi poshtë.

Por, Inter reagoi shpejt dhe barazoi rezultatin në minutën e 86’të me Mauro Icardin.

Barcelona me këtë barazim kualifikohet për fazën tjetër të Ligës së kampionëve, por duhet që të fitojë edhe një pikë që të kalojë e para në dy ndeshjet e saj kundër Tottenhamit që e zhvillon në Camp Nou dhe PSV që e zhvillon në Eindhoven.

Ndërkaq Interi duhet të fitojë kundër Interit në Wembley dhe të fitojë po ashtu kundër PSV’së në San Siro për të synuar vendin e parë në grup, por me pak gjasë pasi që Barcelona është në pozitë më të mirë se Interi për të arritur këtë rezultat.

Ndërkohë Tottenham ka fituar sot me vështirësi kundër PSV me rezultat 2-1 sonte.