Kreu i opozitës greke dhe kryetari i Domokracisë së RE, Kirjakos Micotakis, kritikon qeverinë e Aleksis Ciprasit për njohjen e kombit maqedonas. Ai thotë se për të dhe partinë e tij, njohja e kombit maqedonas dhe gjuhës maqedonase me Marrëveshjen e Prespës mbetet e papranueshme.

Në një intervistë për Dojçe Welen, Micotakis paralajmëron se nëse qeveria aktuale greke nuk arrin ta ratifikojë marrëveshjen në përbërjen e tanishme parlamentare në Athinë, kjo nuk do të ndodhë me një përbërje të re të mundshme pas zgjedhjeve. “Problemi ynë kryesor me këtë marrëveshje është se lidhja e të gjithë elementëve të saj e forcon të ashtuquajturin irredentizëm “maqedonas”, thotë Micotakis. “Unë këtu nuk mendoj vetëm për emrin.

Në radhë të parë çështja e gjuhës dhe një komb maqedonas të cilët përmes kësaj marrëveshjeje – për herë të parë në historinë e negociatave me vendin fqinj – njihen. Në këtë drejtim, Z. Cipras e kaloi Rubikonin. Dhe njohja e një kombi maqedonas, siç parashihet me këtë marrëveshje, është shumë problematike për ne, ” vlerëson kreu i opozitës greke. Ai përsëriti se partia e tij nuk do të votojë Marrëveshjen e Prespës në parlamentin grek.