Mësimi në pjesën më të madhe të lëndëve profesionale në shkollën e mesme “Niko Nestor” në Strugë edhe më tej zhvillohet në mënyrë të improvizuar. Në mungesë të librave, nxënësit bëjnë fotokopjimin e materialit apo i shkruajnë mësimet në fletore.

Lloga shprehet se situata është e keqe edhe në drejtimin shëndetësi ndërsa nxënësit e vitit të parë dhe të katërt edhe më tej nuk janë furnizuar me librat e gjuhës shqipe. Profesorët thonë se janë të detyruar që mësimet t’i nxjerrin nga librat për fakultet apo nga librat e ish Jugosllavisë.

Drejtori i Shkollës thotë se është i vetëdijshëm për problemin, por pret përgjigje nga Institucionet.

MUNGON NJË PJESË E MADHE E LIBRAVE SIDOMOS NË DREJTIMIN E TEKSTILIT, ELEKTROTEKNIKËS DHE DREJTIMIT NDËRTIMOR GJEODEZIK, PËR DALLIM NGA DREJTIMI KIMI- TEKNOLOGJI, EKONOMI DHE NJË PJESË E DREJTIMEVE SHËNDETËSORE. PROFESORËT E KËTYRE DREJTIMEVE VET PËRGATISIN MATERIAL PËR ORËT”- THA MILE POPOSKI, DREJTOR I “NIKO NESTOR”.

Nga Ministria e Arsimit thonë se në rrjedhë e sipër është procesi i përpunimit të 31 teksteve për shkollat e mesme profesionale. Të njëjtat pas përgatitjes dhe përshtatjes në përputhje me ligjin do të shtypen në bazë të tirazhit të nevojshëm dhe do të shpërndahen nëpër shkolla./Alsat/