Para pak çastesh kryetari i Kuvendit paska njoftuar se e ka dërguar Ligjin për gjuhët dhe Ligjin për rratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë për SHPALLJE në (,,Gazetën zyrtare të RM,,) kuptohet pa nënshkrimin e Dekretit nga ana e Ivanovit për shkak siç dihet i njëjti ka REFUZUAR ta bëjë atë thuaj se për një vit të tërë.

Establishmenti politik i Bashkimit Demokratik për Integrim ,nuk përfillin asnjë këshillë e asnjë sugjerim, sado që ato të jenë të argumentuara, praktike dhe meritore. Ata shpesh instrumentalizohen nga ortakët e tyre qeverisës, e këta shndërohen vetëm në egzekutorë pa i ditur gjërat dhe besa shpesh edhe për interesa konjukturale, partiake dhe për politikë ditore.

Refuzimi nga ana e Ivanovit për dekretimin e Ligjit për gjuhët,kemi theksuar në vazhdimësi, ashiqare konsiston me shkelje të kushtetutës dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Dhe për këtë sjellje të presidentit jo që është fajtore Bdi-ja por ajo mbanë përgjegjësi sepse është kontributore e drejpërdrejtë për instalimin e Gjorgje Ivanovit në këtë zyrë të lartë publike si produkt politik konspirativ i VMRO-BDI dhe kaq !

Ky establishment sikur është i prirur vetëm për të URUAR, njëherë për sjelljen e ligjit madje URIME për miratimin për së dyti herë pas refuzimit dhe tani URIME për shpalljen e ligjit fiks pas një viti nga miratimi.Logjika e këasj kupolle partiake akoma është me dimesione partizanësh .

Dëshirojë të demontaohem nga koha, por ndaj mendimin se ky establishment partiak këtë TEMË akoma dëshiron ta mbajë si copë të lezetshme për pazare politike dhe për marketing ditorë për masën e cila për shumë arsye nuk mund të jetë në dijeni të konstrukteve procedurale dhe politike.

Çka do të thotë kjo kupollë partiake , ta zëmë pas tre muajve kur Gjykata kushtetuese, pas ndonjë iniciative të sjellë AKTVENDIM për shqyrtim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe se dekretimi vetëm nga ana e kryetarit të kuvendit sipas një precedenti të gjykatës ligjin e bënë të abrogueshëm, për shkak të zbarastirës kushtetuese. Ne në vazhdimësi dhamë dy alternativat tjera të mënyrës së vendosjes për shpallje, kjo kupollë nuk i mori në konsideratë. Dëshiroj të mos ndodhë, por egziston mundësia pas pak muajsh Gjykata kushtetuese me sjelljen e aktvendimit për shyrtimin e ndonjë iniciative të sjellë në dispozitiv edhe MASËN PËR NDALIM TË ZBATIMIT të ligjit deri në vendimin përfundimtarë. Kështu që ligji do të ndjek labirinthet e ngërçit për tu vënë në zbatim. Dhe abrogimi i tij do të thotë procedurë tjetër nga fillimi. Por kjo ndonse mund të del edhe e dobishme për mundësinë e përmirësimit në niansa edhe më të mira të ligjit .Ndërkaq Ligji për rratifikimin e marrëveshjes me Greqinë ,juridikisht është diçka tjetër sepse fjala është për Marrëveshje ndërkombëtare dhe se të tillat mbase janë edhe mbi kushtetutat vendore, prandaj shpallja e saj ka të bëjë me instrumente tjera ndërkombëtare,madje marrëveshja edhe pa shpallje ka fuqinë relevante politike dhe juridike, për dallim nga Ligji për gjuhët, i cili pa shpallje nënkupton se ligji nuk është në qarkullim juridik në vend.

Me prësëritjen eventuale të procedurës , nënkuptohet se përsëri do të reprizohen URIMET historike duke i haruar urimet e vazhdueshme gjat vitit 2018 .

Gjuha është më shumë se një ligj, ajo ka nevojë për zbatim, kultivim dhe mbrojtje institucionale mbi të gjitha ka nevojë për etablim në kushtetutë me status të barabartë zyrtarë.Ndërkaq fare ska nevojë e as duhet që kjo të shërbejë për lajthitje të shqiptarëve, për marketing e politikë ditore apo për pazare politike !

(q/a)