Sot Lëvizja për Reforma- PDSH ka mbajtur Kuvendin i degës së Forumit të Gruas në Çair ku për Kryetare të këtij forumi u zgjodh Prof.Dr. Arlinda Mehmetaj. Forumin e Gruas në Çair e përshëndeti Sekretari i përgjithshëm Arben Taravari, i cili tha se roli i rëndësishëm që duhet të ketë femra në politikë është përcaktuar edhe me Statutin e Lëvizjes.
Forumi mbahet ne vigjilje të përgatitjeve për Konferencën e Forumit të Gruas në LR-PDSH që do të mbahet në fund të muajit në Tetovë.