BDI e PDSH të propozojnë dëshmitarë në Komisionin Anketues, të kërkojnë llogari nga funksionarët maqedonas për fjalorin racist ndaj shqiptarëve!

Zëdhënësi i Lëvizjes për Reforma – PDSH Elmir Sejfullai përmes një konference për shtyp, bëri thirrje edhe njëherë tek partitë parlamentare shqiptare BDI dhe PDSH të propozojnë dëshmitarë në Komisionin Anketues në lidhje me përgjimet.

“Bëjmë thirrje edhe njëherë tek partitë që pretendojnë se përfaqësojnë popullin shqiptar BDI dhe PDSH, respektivisht z. Ali Ahmeti dhe z. Menduh Thaçi të propozojnë dëshmitarë në komisionin Anketues”, tha Sejfullai.

Sipas tij, krimi dhe korrupcioni, të krijuara si nga funksionarë maqedonas ashtu dhe nga funksionar shqiptarë dhe rrastet e pandriçuara ku është thyer siguria, kanë dëmtuar mirëqenien e të gjithë shqiptarëve në vend. “Prandaj, dy partitë shqiptare të aktivizohen dhe të kërkojnë llogari në rradhë të parë nga funksionarët maqedonas që i dëgjuam në përgjime, nga Mijallkovi, Jankullovska, Gruevski dhe Stavrevski për fjalorin e tyre racist të përdorur kundër shqiptarëve. Të pyeten për rastet e montuara Sopotin, të pyeten për Monstren, raste këto që kërkojnë hetim ndërkombëtar. Të pyeten për sistemin të cilit po i dalin në mbrojtje këta funksionarë maqedonas”, tha Sejfullai.

Sipas tij, në rast se partitë shqiptare nuk do të delegojnë dëshmitar në Komisionin Anketues, atëherë ne do të kërkojmë llogari prej tyre si bashkëautor të të gjitha krimeve të kryera mbi kurizin e shqiptarëve.

shih videon:

http://www.youtube.com/watch?v=b_jxIWEqsok