Një autobus i kompanisë “Durmo Tours” është rrokullisur në autostradën Tetovë Shkup dhe ka përfunduar jashta rruge.
Mësohet se autobusi ka qenë i mbushur me udhëtar dhe se ka disa të lënduar. Në vendngjarje kanë dalë ekipe të policisë dhe ndihma e shpejtë.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rastit. Tetova1 do të informoj me kohë për informacionet më të reja.