E martë, 30 Prill, 2024
Ballina Lajme Rajoni Haradinaj -Thaçit: Nuk na mashtron me korrigjim të lehtë të kufijve

Haradinaj -Thaçit: Nuk na mashtron me korrigjim të lehtë të kufijve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me tone të ashpra i ka bërë thirrje presidentit Hashim Thaçi që të mos mendojë që e mashtron Kosovën me korrigjim të lehtë të kufijve sepse, kjo siç thotë ai, nuk do të ndodhë.

Sipas tij, asnjë pjesë të territorit të Kosovës nuk kontestohet dhe për ketë arsye nuk mund të ndodhë asnjë korrigjim i kufijve dhe se Kosova në kufijtë 17 shkurtit nuk kthehet prapa.

“Nuk ka budallë më, njëherë na kanë befasuar, më jo”, tha ai.

Haradinaj bëri të ditur se siç e quan ai loja e kufijve ka hyrë shumë thellë.

Kreu i qeverisë, gjithashtu përsëriti se nuk do të ketë “Republikë të Dodikut”, asociacion me kompetenca ekzekutive të komunave me shumicë serbe.

Ndërsa, sa i përket largimit të trupave amerikane, tha se ne dëshirojmë që ata të mbesin në Kosovë, sipas tij ata janë në shtëpi dhe të vet dhe asnjë veprim i Kosovës nuk do ta prish këtë marrëdhënie.

“Janë disa prej Kosovës që i thonë shtoja edhe qeta se e largon taksën. Ambasadorja e Kosovës në SHBA, nuk është e Kosovës është e Hashim Thaçit”, tha ai.

Këto komente Haradinaj i bëri gjatë mbajtjes së Kuvendit të tetë zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në qytetin e Deçanit.