Sot në selinë e shenjtë në Vatikan po bëhet shenjtërimi i humanistes së madhe me prejardhje shqiptare Nënë Terezës, ndërkohë që kjo ceremoni ka bërë bashkë shumë personalitete nga e mbarë bota. Në mesin e shumë personaliteteve ishin të pranishëm edhe ish kryeministri Gruevski si dhe lideri i opozitës maqedonase, Zaev.
Është e habitshme se si liderët shqiptarë të Maqedonisë Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, të cilët e kanë gojën plot “shqiptari” kur ju duhen votat e shqiptarëve, se si nuk e panë të arsyeshme të nderojnë veprën e kësaj humanisteje të madhe që e respekton e gjithë bota, përfshirë edhe dy liderët maqedonas të politikës të cilët shihen në foto.
Gruevski dhe Zaev, në ceremoninë e shenjtërimit të Nënë Terezës, kanë udhëtuar në kuadër të delegacionit të presidentit Ivanov. Ndërkaq Ali Ahmeti mospjesëmarrjen e tij e lidhi me mosnjohjen e Presidentit nga partia e tij, andaj ata nuk kanë dashur të jenë pjesë e këtij delegacioni!
© fol.mk