Prokurorët në Stuttgart thanë të mërkurën se Bosch është gjobitur nga shkaku i shkeljes së pakujdesshme të detyrimeve të mbikëqyrjes, duke shtuar se kompania ka vendosur të mos apelojë vendimin.
Prokurorët gjermanë kanë gjobitur me 90 milionë euro kompaninë teknologjike e cila bën edhe prodhimin e pjesëve automobilistike “Robert Bosch GmbH” për rolin e saj në skandalin e emetimit të motorëve dizel që shpërtheu në Volkswagen në vitin 2015.
Bosch ka furnizuar miliona sisteme të kontrollit të motorëve, të cilët që nga fillimi i vitit 2008 janë instaluar në automjetet e prodhuesve të ndryshëm, softueri i të cilit, siç thonë prokurorët, “përmban pjesë të strategjive të ndaluara”, të cilat kanë bërë automjetet të emetojnë më shumë oksid të azotit nga sasia e lejuar nga rregullatorët.
Megjithatë, prokurorët thonë se besojnë se “nisma për integrimin dhe formësimin e strategjive të ndaluara, është bërë nga punonjësit e prodhuesve të automobilave”.
Skandali i emetimeve të motorëve dizel i ka kushtuar Volkswagenit miliarda euro.