Lideri i opozitës Lulzim Basha i është drejtuar me një thirrje dhe socialistëve, posaçërisht atyre që ai i ka cilësuar si njerëz me përgjegjësi në kupolën e Partisë Socialiste.
Në fjalimin përmbyllës të protestës nga selia blu, Basha është shprehur se zyrtarët me përgjegjësi në PS duhet të arrestojnë krimin në kupolën e selisë rozë dhe të ndalojnë rilindjen e Edi Ramës.
“Përshëndes me mijëra socialistë që janë bashkuar në këtë protestë dhe të tjerë që duan me zemër të pastrojnë partinë e tyre nga krimi. I bëj thirrje njerëzve me përgjegjësi në kupolën e Partisë Socialiste: arrestoni krimin në kupolën tuaj, ndalni krimin në kupolën tuaj, merrni kontrollin politik të partisë, uluni në dialog për zgjidhje politike, pa Edi Ramën kryeministër dhe le të garojmë para shqiptarëve në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk është vonë për ta shpëtuar Partinë Socialiste nga krimi”, tha Basha.