KSHZ-ja reduktoi shpenzimet. Në seancën e sotme shkoi një hap më larg se vendimi i Qeverisë për të ulur kostot e udhëtimit. Anëtarët vendosën të marrin para për udhëtim vetëm kur të ketë seancë. Ditët tjera të punës do të marrin kompensime sa për biletë të autobusit.

Ky vendim është edhe një konfirmim i sjelljes profesionale të këtij Komisioni Shtetëror Zgjedhor, siç i cek paraprakisht se ne po heqim dorë nga bonuset tona. Kjo tregon se ne kujdesemi seriozisht për buxhetin e qytetarëve dhe kështu mendoj se do të vazhdojmë edhe në të ardhmen – deklaroi Elizabeta Postolovska, anëtare e KSHZ-së.

Për të gjitha ditët e tjera për shkuarje në punë anëtarëve u takon kompensim me koston e një bilete autobusi kthyese në vendbanimin e tyre – tha Boris Kondarko, anëtar i KSHZ-së.

KSHZ-ja e rregulloi edhe përdorimin e automjeteve të tyre për qëllime zyrtare nga anëtarët edhe atë vetëm për seancat.

Kur të vijnë në seancë dhe kur të përdorin automjet privat për qëllime zyrtare, dorëzohet urdhëresë udhëtimi për seancën e nënshkruar nga kryetari dhe dorëzohet llogari me shkrim nga pikëpagesa ku ka kaluar si dëshmi se me të vërtetë e ka bërë udhëtimin dhe i paguhet 20 për qind e kostos për litër karburant të përdorur nga automjeti i duhur që e ka paraqitur – u shpreh Dobri Jançev, Sekretari i KSHZ-së.

Gati dy vjet më parë, pothuajse të gjithë anëtarët e përbërjes së mëparshme të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhanë dorëheqje, pos Ermira Asani Salia nga radhët e Besës. Dorëheqjet pasuan pasi ish-ambasadori amerikan Xhes Bejli zbuloi se anëtarët e KSHZ-së në mënyrë jotransparente kishin shpërndarë shpërblime të larta të prej 4 deri 5 rroga plus për punën e tyre gjatë zgjedhjeve lokale dhe për ciklet e fundit të zgjedhjeve. /Alsat M/