Grupet e punës të LSDM-së dhe të VMRO-DPMNE-së janë shumë afër dakordimit për Ligjin për Prokurorinë Publike, tha sot Presidenti i Maqedonisë së veriut, Stevo Pendarovski, duke shtuar se kanë mbetur për t’u zgjidhur dy ose tre pika, të cilat liderët e dy partive kryesore politike kërkojnë kompromis, informon “Sitel”.

Pendarovski theksoi se çelësi për të arritur një marrëveshje është vullneti politik i palëve.

Në rast të dështimit të negociatave, vendimi për caktimin e një date për negociatat nuk do të rrezikohet, argumenton Pendarovski, sepse kjo çështje u zgjidh duke transferuar lëndët në Prokurorinë Themelore Publike.

Kryetari i shtetit përsëriti qëndrimin e tij se do të ishte në interes të të gjithëve që hetimet për rastet e hapura, PSP t’i udhëheq në kuadër të prokurorisë ekzistuese.