Komisioni Evropian në përbërjen e re, të kryesuar nga Ursula fon der Lajen, sot fillon me punë.
Komisioni Evropian është kryesisht trup ekzekutiv i BE-së, i cili pas përbërjes dhe funksioneve të tij ngjason në qeveri.
Në vend të ministrave, është përbërë nga komisarë të obliguar për resorë të ndryshëm, me ç’rast secili anëtar i Komisionit vjen nga vend i ndryshëm anëtar i BE-së.
Me Ursula fon der Lajen në krye, Komisioni Evropian për herë të parë bëhet me kryetare grua.
Në të njëjtën kohë, në përbërjen e re të Komisionit Evropian është arritur balansi më i lartë deri më tani gjinor, gjegjësisht nga 27 pozitat më të larta, 11 i mbajnë gratë.
Komisioni, i cili në pesë vitet e ardhshme do të jetë një prej tre institucioneve më të rëndësishme të BE-së, përveç Parlamentit dhe Këshillit e përbërjnë kryetarja, 25 komisarë dhe shefa të diplomacive të BE-së, i cili është edhe nënkryetar i Komisionit Evropian.
Kryetarja e Komisionit njoftoi se në fokus të punës së ekipit të saj gjatë pesë viteve në vijim do të jetë përforcimi i rolit të BE-së në botë, mbrojtja e klimës, digjitalizimi, por edhe përafrimi i Ballkanit Perëndimor deri tek Unioni.
Fon der Lajen theksoi se në punën me rajonin më së shumti do t’i ndihmojë shefi i diplomacisë së BE-së dhe komisar për zgjerim.
Shefja e deritanishme e diplomacisë së BE-së, Federika Mogerini, e zëvendëson tani ministrin e deritanishëm të Punëve të Jashtme të Spanjës, Zhozel Borel.
Duke e prezantuar programin e tij, Borel deklaroi se dëshiron personalisht të përkushtohet në “reformat dhe procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor”.
Borel gjithashtu do të ndërmjetësojë në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.
Oliver Varheli e merr dikasterin për zgjerim nga Johanes Han, në momentin kur në BE zhvillohet debat për reformat në politikën aderuese.
Varheli vlerësoi se nuk duhet të ndryshojë tërë korniza e politikës për zgjerim, por se duhet të përmirësohet metodologjia.
Komisioni Evropian kumtoi se komisari i ri për zgjerim të martën më 3 dhjetor do të marrë pjesë në konferencën në nivel të lartë dedikuar integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor./MIA