Zoran Zaev, kryeministri I Maqedonisë së Veriut në kuadër të Takimit të Londrës, arriti të zhvillon takim me kryeministrin e Kanadës, Justin Trudeau, duke shprehur gatishmërinë që si anëtarë të NATO-s të krijojnë raporte të mira ekonomike, transmeton Portalb.mk.

“Anëtarësimi i plotë i Maqedonisë së Veriut në NATO u mirëprit, si rezultat i reformave të suksesshme që erdhën pas kthimit të demokracisë në vend si dhe me forcimin e proceseve për integrim euro-atlantik”, thuhet në kumtesën e Qeverisë së RMV-së për takimin e ekipit të Qeverisë me kryeministrin kanadez.

Në takim morën pjesë edhe përfaqësuesit tjerë të Qeverisë: Radmilla Shekerinska, Bujar Osmani dhe Nikolla Dimitrov.

Dy kryeministrat janë të vendosur për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, tashmë si dy anëtare të aleancës.

Përndryshe, në Londër ka filluar takimi i Këshillit Veriatlantik (NAC) të shefave të shteteve dhe/ose të qeverive, në të cilën merr pjesë edhe Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, zëvendëskryetarja në Qeveri dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, zëvendëskryetari në Qeveri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Me pjesëmarrje në takimin e liderëve të vendeve anëtare, vendin ynë përfaqësohet në nivel më të lartë në punën e organeve të Aleancës, dhe konfirmon përcaktimin për ndarjen e tërësishme të principeve për siguri të përbashkët dhe për ndërtimin e marrëdhënieve të fuqishme transatlantike me aleancën më të fuqishme politike dhe ushtarake të bazuara në vlera demokratike, si bazë për prosperitet të përbashkët dhe për përparim të vendeve anëtare.