Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në një intervistë për ABC News ka dhënë detaje për marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me formimin e qeverisë së re.

Ngërçi mes dy forcave politike në koalicion është Presidenti. Ndërsa Haziri shprehet optimist se do të arrihet një marrëveshje me VV ndonëse kanë mbetur vetëm dy ditë kohë.

Haziri zbulon se një mundësi për të arritur marrëveshjen është edhe dakordësia me VV për ta shtyrë për një moment tjetër çështjen e Presidentit.

I pyetur nëse ka LDK një emër për kreun e shtetit në Kosovë, ai tha se nuk e ka një të tillë, por preferojnë një President konsensual.

Ka një ngërç për bisedimet dhe ka të bëjë me çështjen e Presidentit, VV thotë që LDK është barrikaduar dhe ky barrikadim i LDKsë ka shkatuar këtë situatë. Ndërkohë që jemi vetëm tre ditë para se të mblidhet Paralmenti i ri. A është barrikadim kërkesa juaj për të pasur Presidentin?

Haziri: Në asnjë mënyrë nuk mund të trajtohet si barrikadim politik është e kundërta LDK ka treguar gatishmëri dhe vullnet të mirë që të arrihet një marrëveshje, e cila në shkallë ose në masë shumë të madhe të marrëveshjes është përfunduar. Ka mbetur të pjesëtohet roli jonë kushtetues në institucionet qendrore.

Ne duhet të punojmë bashkarisht që një emër i përbashkët do të përfundonte marrëveshjen. Unë mendpjs se po harxhohet oksigjen politik, është një zotim, një formulim i ri në marrëveshje e re që mund t’i japë zgjidhje kësaj ështje. Po mundohemi të arrijmë një marrëveshje që jep frymë. Pritja është e madhe. Ne do të punojmë që të arrihet kjo marrëveshje. Po punojmë që pa ndërmjetësues të brendsëm dhe pa ndërmjetësues të jashtëm për herë të parë në Republikën tonë me arritur një marrëveshje, e cila i jep frymë demokracisë në këtë vend. Ne do të punjmë që të arrihet kjo marrëveshje sa më shpejt.

A keni juve një emër për Presidentin?

Haziri: Nuk kemi emër, sepse në traditën tonë politike emri nuk paragjykohet jashtë kohës kur duhet me u zgjedh. Presidenti pritet për të qenë në detyrë në mars, mandati është shumë i qartë. Pa u dakorduar të dy palët për një emër nuk mund të ketë as nominim të partnerëve. Nëse kjo nuk ndodh atëherë janë dy rreziqe. Rreziku i parë është që partitë e koalicionit do të punojnë për një emër ose me mbështetë presidentin aktual, duke pretenduar për të krijuar shumicë. E dyta është që do të vijmë në një krizë politike që na çon në zgjedhje të hershme për shkak të paaftësisë për të zgjedhur Presidentin.