Anketa e fundit e realizuar nga ana e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) ka nxjerrë Aleancën dhe Besën me rritje të theksuar, kundrejt  BDI-së e cila nuk ka kurfar rritje. Në pyetjen e IRI-it se për cilën parti do të votoni në zgjedhjet parlamentare, për BDI  janë deklaruar 7%, rezultat ky i cili nuk ka lëvizur  thuajse aspak nga rezultati i anketës së fundit, që u realizua në gusht të 2017-s.

Në anketën e fundit  Aleanca për Shqiptarët ka ngritje të theksuar, ndërsa Alernativa e Afrim Gashit nuk është në anketë,, si duket është e ngatërruar me Lëvizjen Besa të cilët bashkë kanë ngritje  në 4 %, ndërsa PDSH-ja e Menduh Thaçit vazhdon të jetë me 1 përqind .

Duhet theksuar se anketa është bërë para shpalljes së koalicioneve (fundi i janarit, fillimi i shkurtit), megjithëse në anketë nuk figuron Alternativa, ku votat e saj paraqiten nën siglën e Besës, gjë që vërtetohet edhe nga tabela dytë, ku një pjesë e të anketuarve kanë shprehur mendim pozitiv për Alternativen kur ju është ofruar si opcion për të zgjedhur.

Gjithashtu duhet potencuar se në korrik 2018 për partitë shqiptare kanë qenë vetem 11% te deklaruar (7% BDI, 2% Aleanca, 1% Besa, 1% PDSH). Tani ne shkurt 2020 për partitë shqiptare janë 17% të deklaruar (7% BDI, 5% Aleanca, 4% Besa, 1% PDSH).