Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski beson se me sjelljen e gjendjes së jashtëzakonshme, pushteti për sjelljen e vendimeve do të ishte i përqendruar në duart e një personi.

Unë kërkova shpalljen e gjendjes së krizës sepse qëndron më lart në nivelin e seriozitetit të veprimit, cilësisë dhe fleksibilitetit të menaxhimit me pasojat e virusit korona për dallim prej zbatimit të gjendjes së jashtëzakonshme me të cilën gjithë pushteti përqendrohet në duart e një njeriu dhe do të pajtoheni se kjo nuk është aq demokratike. Por kjo, edhe në këtë rast është sekondare. Primare është shëndeti i qytetarëve dhe veprimi urgjent. Kjo do të hapë mundësinë e miratimit të masave me fuqinë e ligjit të cilat do të mund të keqpërdoren dhe është gjendje e cila është pse është kushtetuese, nuk është e definuar qartë me ligj”-tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.