Nga Agjencia e punësimit në Ohër tashmë kanë marrë informacione për ç’lajmërimin e punëtorëve në disa fabrika tekstili dhe fabrika për përpunimin e këpucëve, të cilët kanë bashkëpunuar me partnerë të tyre në Itali. Thonë që paralajmërime të këtilla ka edhe nga disa hotele dhe restorante. Këtë e vërtetojnë edhe Asociacioni i hoteleve në Maqedoni.

“Ka lëvizje në këtë drejtim gjegjësisht për largimin e punëtorëve sepse ka pakënaqësi të madhe nga pakoja e parë e masave qeveritare. Shpresojmë që së shpejti do të dalin me masa më serioze. S’mundet secili të japë rrogë nëse nuk ka mjete”, deklaroi Kërste Bllazheski- kryetar i HOTAM.

Në vend të 50% lirim të shpenzimeve ndaj shtetit, kërkojnë që lirimi të jetë 100%, që të mund të japin paga.

“Kjo është një masë. Masa tjetër është që të gjitha kreditë për hotelet, restorante, prej “1 prill” të jetë të paktën “1 Shtator”. Pra, gjithçka të bllokohet, gjithçka të ngrihet, të gjitha detyrimet ndaj bankave. Edhe kreditë që ata na i ofruan me 30,000 euro për kompanitë e mëdha me mbi 100 të punësuar nuk janë asgjë. Ajo madje është poshtëruese”, shton Kërste Bllazheski – Kryetar i HOTAM.

Hotelet në rivierën Ohër-Strugë kanë rreth 3,000 punonjës të përhershëm. Për më tepër, shumë amvisëri jetojnë nga dhoma me qira në kapacitetet e akomodimit privat./Alsat/