Ky pyetësor bëhet në kuadër të një punimi shkencorë me titull “Komunikimi në kohë krizash”, që ka për qëllim të vë në pah rolin e mediave të reja në informimin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, në kohë të krizës, dhe konkretisht me shpalljen e pandemisë globale si pasojë e përhapjes së shtuar të virusit “Covid-19” apo “Korona-Virus”.

A ekzistojnë lajme të rrejshme, a përhapin panik mediat e reja (portalet, rrjetet sociale, televizionet online), apo a ndihmojnë ato në tejkalimin e kësaj gjendjeje më të cilën ballafaqohemi si rrallëherë.

Nga cilat media më shumë informohen qytetarët në lidhje me sjelljet e tyre karshi virusit, nga ato tradicionale apo ato të reja, dhe cili do të ishte roli i dëshiruar i mediave të reja.

Ky punim përpos në metodën e anketimit online (që realizohet me synimin që në këtë kohë të urdhërave shtetërore të qëndrimit në shtëpi, të ketë sa më shumë recipientë), do të bazohet edhe në metodën e analizës së përmbajtjes ku do të analizohen disa nga informatat/lajmet që kanë të bëjnë me virusin e përhapur.

Përgjigjet Tuaja janë pjesë e rëndësishme e rezultateve, në mënyrë që konkludimet e punimit të jenë të besueshme dhe relevante.

Deri më tani pyetësorin e kanë plotësuar qindra qytetarë nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria, prandaj bëhu edhe ti pjesë e këtij studimi duke klikuar mbi linkun:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScxd7R3tFLb72jo9Vj_9KI1ZAVX4EWFN0TUcHxDhN1e99b-1A/viewform?fbclid=IwAR3QM6aA3WMFSPKb2BYhijsPYZgME80lyFiI0kH2tau1u4Y7-3uboN0KE5U