Lojërat e fatit do të organizohen sikur deri më tani, vetëm se kjo industri për qytetarët do të ketë shërbime edhe përmes mënyrës elektronike “online”.

Kryetari i Asociacionit të bastoreve, Vasko Ilievski për Alsat ka deklaruar se për momentin më e rëndësishme është të rregullohet çështja me virusin korona.

Me largimin e pandemisë, gradualisht do të hapen edhe objektet ku do të organizohen lojërat e fatit.

Nga Asociacioni pohojnë se janë për masa më të ashpra dhe gjoba më të larta për kompanitë që do të lejojnë persona nën moshën 18 vjeçe.