Vatrat e reja të koronavirusit në kryeqytetin koreanojugor Seul autoritetet i shpallën “gjendje krize” dhe sërish janë vendosur masa të caktuara restriktive me qëllim që të parandalohet përhapja e Kovid-19.

Janë mbyllur më shumë se 200 shkolla, ndërsa hapja e sërishme e disa qindra institucioneve arsimore është anuluar.

Autoritetet shëndetësore kërkuan nga qytetarët gjatë dy javëve të ardhshme t’u bashkangjiten masave parandaluese, të cilat nënkuptojnë distancim fizik dhe masa të përforcuara të kujdesit.

Parqet dhe muzeumet në Seul dhe vendet e rrethinës janë mbyllur, ndërsa nga njerëzit është kërkuar t’u shmangen tubimeve masive.

Në Korenë Jugore nuk kishte orë policore, por autoritetet u mbështetën në përgjegjësinë personale të qytetarëve, ndjekjen masive dhe testimet.

Shumica e personave të sapoinfektuar janë të lidhur me qendrën distribuive në pjesën veriore të Seulit. Virusi është zbuluar te këpucët dhe veshëmbathja e njërit punëtor në qendër, ndërsa autoritetet janë të brengosur sepse vatra e re është në afërsi të rajonit më të populluar.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar së paku 56 raste të reja të koronavirusit.