Idesë së Ali Ahmetit për një kryeministër shqiptar, të shpalosur sot edhe zyrtarisht nëpërmjet një videokonference në selinë e kësaj partie nga vetë kryetari Ali Ahmeti, i është përgjigjur në një mënyrë briljante, sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptaët, Arben Taravari, i cili vetëm nëpërmjet një fotografie ka trazuar shpirtrat e BDl-së.

Ka mjaftuar vetëm publikimi i një fotografie, me një mesazh të shkurt nga ana e Taravarit, ku thuhej: “Almiri në vend të kryeministrit kërkon drejtësi”, që të ndez makinerinë propagandistike të BDl-së, për të sulmuar Taravarin.

Nga media të shumta, të afërta me BDl-në, të finasuara nga burime të jashtëligjshme, nga vetë krerët e kësaj partie shumë shpejt reaguan ndaj postimit të Taravarit , ku e akuzojnë atë për keqpërdorim të tragjedisë së Almirit të vogël,për përfitime politike, ndërkohë që edhe gojën nuk e hapi askush nga krerët e BDl-së, kur lënda e vrasjes së Almirit të vogël u rikualifikua nga vrasje me qëllim në aksident trafiku.

Sigurisht se opinioni e ka të freskët kujtesën kur për sa vite, ishte pikërisht BDl-ja , ajo që menaxhonte dikasterin e drejtësisë, dhe ndodhën raste të shumta të montuara ndaj shqiptarëve. Edhe sot e kësaj dite shqiptarët të pafajshëm vazhdojnë të kalben burgjeve. Andaj edhe sulmet që “gestapoja ” propagandistike e Ali Ahmetit, i bën në vazhdimësi ndaj Taravarit dhe Aleancës për shqiptarët , jo që nuk e dëmtojnë politikisht porebëjnë edhe më të fortë dhe më të vendosur për ta sjellur ndryshimin. /fol.mk