Shqiptarët e kanë kuptuar se armiqësia e BDl-së me partnerët e saj maqedonas fillon pak para zgjedhjeve dhe nuk zgjat shumë, por vetëm dy tre javë deri sa të mbarojë fushata.

Kur nuk ka fushatë, BDI nuk prish raportet me partitë maqedonase madje as kur ndodhin raste tragjike si Sopoti, Monstra, Lagja e Trimave, etj.
Një “armiqêsi” e re mes BDI-së dhe partnerit maqedonas po ndodh edhe tani pas shkarkimit të Arben Zyberit nga posti.

Kjo më tepër dëshmon pafuqinë e këtij subjekti kundrejt ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe, por kujtimet e shqiptarëve i kthen para tre viteve kur BDI nuk votoi shqiptarin Vullnet Ferati për ministër të Shëndetësisë, por e votoi pikërisht Filipçen.

“ Para tre viteve zgjodhët Filipçen para Vullnet Feratit, tani Filipçe nuk bën?”, ka pyetur BDI-në analisti Robert Nesimi.