Zëvendëskryetarja e Qeverisë e obliguar për çështje ekonomike Mila Carovska dhe zëvendësministrja e Punës dhe Politikës Sociale Sanella Shkrijel mbajtën takim koordinativ me organizatat civile dhe me përfaqësuesit e inspektorateve, kumtuan nga MPPS.

Në takim u diskutua për aktivitetet lidhur me punën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe zbatimin e masave dhe rekomandimeve të Qeverisë në pjesën e mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve, mbikëqyrjet inspektuese, respektimin e protokolleve nga ana e punëtorëve dhe kompanive si dhe për mundësitë për shfrytëzimin e ndihmës shtetërore.

Në takim u theksua se institucionet e sistemit pa pengesa funksionojnë me qëllim që të sigurohet balancë në mbrojtjen e punëtorëve dhe mbështetjen e punëdhënësve. organizatat civile u inkurajuan për t’i paraqitur njohuritë për shkeljen e të drejtave të punëtorëve dhe mosrespektimin e masave.