Këshilli organizativ i protestave kundër shtrenjtimit të rrymës ka zgjedhur rrugën e fundit për plotësimin e kërkesës së tyre, atë të takimit me deputetët,transmeton INA.

Siç njoftojnë nga ky Këshill nga të zdhrdhurit e popullit do të kërkojnë që të hiqet menjëherë vendimi për rritjen e çmimit të rrymës, dhe Kuvendi ti heq monopolin e shërbimeve të energjisë elektrike EVN-së.
Poashtu kërkojnë nga Kuvendi që të formojë një trup tjetër të pavarur që do të jetë në shërbim të konsumatorit.

“Këshilli Organizativ i protestave kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, kërkon takim me grupet parlamentare dhe koordinatorët përfaqësues në Kuvend. Në takim do të bisedohet për kërkesat e Këshillit.
E mirëpresim pranimin e ftesës, si mundësi për të arritur së bashku realizmin e kërkesave, me qëllim për të lehtësuar vështirësitë ekonomike, gjegjësisht zbutjen e faturave të larta që kanë vendosur kompanitë energjetike.
Mendojmë se të kuptuarit sinqerisht dhe ndershmërisht mbi kërkesat e Këshillit do t’i përmbyllë kontestet midis qytetarit dhe kompanive.
Si kërkesa prioritare të takimit me grupet parlamentare propozojmë:
1. KOMISIONI RREGULLATOR ENERGJETIK TË SHFUQIZOJË MENJËHERË VENDIMIN PËR RRITJEN E ÇMIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE PREJ 7.4% DHE TA ULË ÇMIMIN E RRYMËS PËR KONSUMATORËT PËR 20%;
2. QEVERIA TË ANULOJË MONOPOLIN E SHËRBIMEVE TË KOMPANISË EVN, DHE T’I JAPË FUND SJELLJES SË TYRE JOKORREKTE DHE JONJERËZORE NDAJ KONSUMATORËVE;
3. KUVENDI I REPUBLIKËS TË Ç’AKTIVIZOJË (ZHBËJË) KOMISIONIN RREGULLATOR ENERGJETIK, SEPSE KY ORGAN I SHËRBEN VETËM APETITETEVE TË LARTA TË GRUPEVE TË BIZNESIT DHE KORPORATAVE QË DËMTOJNË MJAFT RËNDË XHEPIN E QYTETARËVE TË VARFËR TË VENDIT TONË;
4. KUVENDI I REPUBLIKËS TË KRIJOJË NJË TRUP TË PAVARUR ARBITRAR, NË SHËRBIM TË QYTETARËVE QË DO TË VERIFIKOJË CILËSINË E SHËRBIMEVE, DHE DO TË ADRESOJË TË GJITHA ANKESAT E QYTETARËVE NDAJ KËTYRE DHE KORPORATAVE TË NGJASHME ZHVATËSE SI KËTO.” thuhet kështu në kërkesën e Këshillit organizativ.