Në debatin televiziv në Click Plus Tv21 Deputetja e Aleancës për Shqiptarët Ilire Dauti përballë Ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi debatuan rreth pakos së katërt të qeverisë si dhe masat shtesë si përgjigje ndaj krizës së shkaktuar nga pandemia covid-19.
Deputetja Ilire Dauti ka folur për masat e qeverisë nga pakoja e parë,e dytë,e tretë dhe tani e katërta duke thënë se pakot e para nuk ishin të mjaftueshme për të përballuar krizën dhe se pakoja e katërt është pak më shpresëdhënëse sa i takon ndihmës ndaj qytetarëve.
Ilire Dauti ka thënë gjithashtu se sa i takon menaxhimit në përgjithsi dhe situatës ekonomike aktuale dhe ajo çka pritet nga qeveria e re nuk mundë të shpresojmë shumë duke u bazuar në të kaluarën sepse parametrat ekonomikë e thonë këtë.
Rritja e borxhit publik dhe kriza me pandeminë janë dy elemente që rritin optimizmin tonë në aspekt të zhvillimit dhe rritjes ekonomike që sipas gjitha gjasave do të jetë jashtëzakonisht shumë e vogël,ka thënë Deputetja e Aleancës për Shqiptarët Ilire Dauti.