Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se për emërimin e djalit të deputetit Haxhi Shala, si Konsull i Përgjithshëm në Pragë të Çekisë, nuk ka qenë në dijeni dhe se për këtë është njoftuar nga mediat.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ky emërim nuk është bërë në koordinim me të.

Reagon djali i Haxhi Shalës: Si Konsull në Çeki jam emëruar sipas ligjit, pse jam djali i një deputeti nuk do të duhej të ishte pengesë e as të nxiste debat
“Për emërimin e Konsullit të Përgjithshëm të Republikës Kosovës në Pragë të Çekisë, jam njoftuar nga mediat. Ky emërim nuk është koordinuar me mua.

Qeveria është në proces të analizimit dhe rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike. Pas kësaj analize do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar funksionim efikas të misioneve diplomatike dhe do të sigurohemi që përbërja e këtyre misioneve të jetë në përputhje me ligjin”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe reagime të shumta ka pasur për emërimin e Flakorn Shalës në këtë pozitë. U.d e presidentes, Vjosa Osmani ka thënë se do ta shfuqziojë këtë vendim të cilin ajo ka thënë se është bërë nga ish-presidenti Hashim Thaçi.