Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Gjykatën themelore penale – Shkup, parashtroi Aktpadi kundër shtatë personave për vepër të kryer penale – Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar, sepse mundësuan që personi juridik Shoqata për aktivitete sportive Klubi i tenisit Luboten SHPK Tetovë, të përfitohet me të drejtën e pronësisë së tokës shtetërore ndërtimore me sipërfaqe prej 4.410 metra katrorë

Pas procedurës së kryer hetimore, prokurori i lëndës konstatoi se në periudhën kohore prej gushtit 2011 deri në dhjetor të vitit 2012, të akuzuarit Z.T. si kryetar i Shoqatës sportive Luboten – Tetovë dhe C.N. si drejtues në personin privat Shoqata për aktivitete sportive Klubi i tenisit Luboten SHPK Tetovë, me paramendim i kanë nxitur të akuzuarit A.N., si person i cili kryen punë të interesit publik dhe personat zyrtarë XH.A., I.K., K.I. dhe I.R me shfrytëzim dhe moskryerje të pozitës së tyre zyrtare, të të përfitohen me dobi të konsiderueshme pronësore për personin juridik Shoqata për aktivitete sportive Klubi i tenisit Luboten SHPK Tetovë, ndërkaq në dëm të mjeteve të shtetit – pronë e tokës ndërtimore, në vlerë prej 22.050.000 denarëve.

Me veprimet e përshkruara në aktpadi, të akuzuarit mundësua, në mënyrë kundërligjore, që personi juridik Shoqata për aktivitete sportive Klubi i tenisit Luboten SHPK Tetovë, të përfitohet me të drejtë të pronës së tokës ndërtimore me sipërfaqe prej 4.410 metrave katrorë, duke e blerë me çmim prej 43 denarë për 1 metër katror përkatësisht gjithsej për 188.307 denarë, ndërkaq në dëm të mjeteve të shtetit